“Kjo është arsyeja pse unë jam te Arsenali”, Rice flet për qëllimet e tij me Gunners

“Kjo është arsyeja pse unë jam te Arsenali”, Rice flet për qëllimet e tij me Gunners

Para 51 min 

Declan Rice shënoi atë që rezultoi të ishte goli i përmbysjes së rezultatit në fitoren 3-1 të Arsenalit kundër Manchester United.

Reklama

null

Mesfushori shënoi për 2-1 nga një asistim i Bukayo Sakas në minutën e 90+6-të të lojës, duke e bërë rezultatin 2-1.

Pastaj Gabriel Jesus shënoi të tretin, duke bërë që atmosfera në Emirates Stadium të arrinte kulmin e festës.

Erik ten Hag liston katër gabimet nga gjyqtarët që rezultuan në humbjen nga Arsenali

“Kjo është arsyeja pse unë jam në Arsenal. Unë dua ta shtyj këtë klub në një nivel tjetër”, ka thënë Rice për Sky Sports pas ndeshjes.

“Man City ka fituar katër nga katër, nëse nuk do të fitonim sot do të kishim qenë pesë pikë prapa. Kjo është një diferencë e madhe për të bërë dhe ne nuk mund ta kishim atë distancë pas katër ndeshjeve”.

Reklama

Notat e lojtarëve: Arsenal 3-1 Man United, shkëlqeu Rice

“Të shkosh në pushim me disa fitore dhe një barazim, është mirë”, ka shtuar më tej mesfushori anglez. /

Lini një Koment