
Para 8 min
Një tifoz i Manchester United i ka humbur ndjenjat në disfatën e skuadrës së tij me rezultat 3-1 ndaj Arsenalit.
Reklama
null
Ishte minuta e 27-të e takimit kur Christian Eriksen asistoi te Marcus Rashford për golin e epërsisë.
Mirëpo, një minutë kaloi nga goli i tyre dhe Gabriel Martienlli e gjeti në mënyrë perfekte Martin Odegaardin që i barazoi shifrat në 1-1.

Vendasit nuk u dorëzuan deri në fund, dhe Declan Rice e përmbysi rezultatin në 2-1 në minutën e 90+7-të.
Për ta vulosur fitoren e tyre u përkujdes Gabriel Jesus, që realizoi për 3-1 në minutën e 90+11-të.
Tifozi i Djajve të Kuq duket se kishte probleme me shëndetin në fund të takimit, derisa shihet duke rënë pa ndjenja pas një tifozeje.