Shembull se dashuria për fanellën është më e madhe se për paratë: Ramos refuzon miliona euro për një pagë modeste

Shembull se dashuria për fanellën është më e madhe se për paratë: Ramos refuzon miliona euro për një pagë modeste

Para 14 min 

Sergio Ramos ka marrë vendim për të ardhmen e tij dhe ai do të rikthehet në La Liga.

Reklama

null

Qendërmbrojtësi spanjoll u largua nga Paris Saint Germain pas përfundimit të kontratës dhe karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit spanjoll.

Në fakt për Ramos ka pasur shumë oferta këtë verë madje edhe nga ato ku spanjolli do të fitonte miliona euro në sezon.

Sergio Ramos po transferohet te gjiganti turk

37-vjeçari ka dhënë një shembull të mirë se dashuria për fanellën është më e vlefshme se paga multi milionëshe.

Ish-reprezentuesi spanjoll ka refuzuar 11 milionë euro nga Galatasaray dhe 20 milionë euro të tjera nga Al-Ittihad.

Ramos ka vendosur që të rikthehet te Sevilla, skuadër ku u formua dhe do të fitojë një pagë modeste prej 1 milionë eurove në sezon.

Reklama

null

Zyrtarizimi i lojtarit është çështje orësh te klubi andaluzian

Lini një Koment