Walker rrëfen për herë të parë se si dështoi kalimi te Bayern Munich

Walker rrëfen për herë të parë se si dështoi kalimi te Bayern Munich

Para 1 ore 

Kyle Walker ishte një nga objektivat më të mëdhenj të transferimit të Bayern Munichut.

Reklama

Dhe megjithëse marrëveshja dukej e rregulluar, ajo nuk u materializua kurrë.

Mbrojtësi i krahut qëndroi te Manchester City, ndërsa tani ka rrëfyer se përse dështoi kalimi i tij te Bavarezët.

Kyle Walker pranon ofertën e Bayern Munichut

“Ishte afër, por gjërat mund të ndodhin në futboll. Nuk ishte e destinuar të realizohej”, ka thënë ai për BBC Sport.

“Bayern Munich është një klub i madh dhe nëse shihni se çfarë po bën dhe do të bëjë Harry Kane atje, nuk ishte një hap prapa”.

Ishte e rëndësishme për anglezin që një kontratë t’i jepte atij sa më shumë vite garanci. Gjatë pushimeve verore, Citizens mësohet se i kanë ofruar një zgjatje për dy vjet, e cila zgjat deri në vitin 2024.

Reklama

City me propozim të ri për Walkerin, mbrojtësi duhet të vendos shpejt për të ardhmen e tij

“Në mendjen time kam dashur gjithmonë të luaj për Manchester Cityn, por duhet të bëja atë që ishte e duhura për mua dhe të ardhmen time”, ka shtuar më tej Walker.

Edhe trajneri Pep Guardiola ishte duke menduar shumë për të ardhmen e mbrojtësit. Gjatë transferimit, të dy u panë duke darkuar në Mançester dhe thuhet se spanjolli e ka bindur të Walkerin të qëndrojë

Lini një Koment