
Para 2 min
Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë një barazim spektakolar në sekondën e fundit ndaj Zvicrës 2-2 në Fadil Vokrri.
Reklama
null
Ka qenë një sfidë shumë interesante, por që në fund nuk pati fitues me Dardanët që iu falën Vedat Muriqit që realizoi dy gola për një pikë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka qenë i pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ pasi ishte jashtë shtetit, por ai nuk ngurroi të uronte Dardanët për lojën e zhvilluar.
Kurti ka thënë se ende besojnë në kualifikimin e Kosovës, derisa ka shkruar se ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës nuk mund të kishte humbës.
“Ndërmjet Zvicrës së Xhakës, Shaqirit, Bislimit e Jasharit dhe Kosovës së Dardanëve, nuk mund të ketë humbës sepse ka festë, ka krenari. Besuam deri në fund, siç besojmë ende në kualifikim. Ju lumtë lojtarëve për rezultatin. Ju faleminderit për emocionet”, ka shkruar Kurti.
Reklama
null
Në stadium ishte prezent presidentja e shtetit Vjosa Osmani derisa ka përjetuar me plot emocione sfidën
Osmani ka publikuar një video në Instagram me një mbishkrim të shkurtër: “Të duam Kosovë