Disa tentuan ta përqafonin, por disa e gjuajtën edhe me shishe uji – Messi shpëtoi mrekullisht nga goditja

Disa tentuan ta përqafonin, por disa e gjuajtën edhe me shishe uji – Messi shpëtoi mrekullisht nga goditja

Para 7 min 

Lionel Messit iu hodh një shishe me ujë pas fitores së Inter Miamit ndaj Los Angelos FC të dielën mbrëma.

Argjentinasi, i cili pati dy asistime në fitoren 3-1, po dilte nga fusha në stadiumin BMO së bashku me truprojën e tij kur një shishe me ujë u hodh në drejtim të tij.

Shishja nuk e goditi fituesin e Kupës së Botës, i cili mund të shihej duke i vëmendshëm ndërsa truproja e tij dukej gjithashtu i alarmuar.

I është bërë Leo Messit si hije – zbulohet sa paguhet truproja e argjentinasit

Pak minuta më parë në minutën e 73-të, Messi kishte punë edhe me një tifoz që kishte kaluar sigurimin rreth fushës.

Tifozi, i cili kishte veshur një fanellë të Barcelonës, arriti me sukses deri tek sulmuesi dhe madje arriti të kishte kontakt fizik me të.

Megjithatë, tifozi u largua shpejt nga Messi nga truproja e tij, i cili kishte dalë me shpejtësi në fushë për të mbrojtur 36-vjeçarin. /

Raine Group cakton një afat të ri për të përfunduar procesin e shitjes së Manchester United

Raine Group cakton një afat të ri për të përfunduar procesin e shitjes së Manchester United

Para 2 ore 

Shitja e Manchester United ka marrë një tjetër kthesë pasi raportimet këtë fundjavë sugjeruan se Glazers ishin gati të anulonin procesin.

Reklama

null

Raportimet nga Anglia bënë të ditur se pronarët amerikanë ishin të pakënaqur sepse as Sheikh Jassim bin Hamad Al-Thani dhe as Sir Jim Ratcliffe nuk kishin arritur vlerën e tyre prej 10 miliardë eurosh.

United ka qenë nën ‘shqyrtim strategjik’ që nga nëntori kur Glazers njoftoi se të gjitha opsionet për të ardhmen e klubit mbetën në tavolinë.

Situatë e rëndë për Jadon Sanchon te Man United - lojtarin e presin muaj të vështirë

Që atëherë, përditësimet kanë qenë të pakta për të thënë të paktën. Avram Glazer u kontaktua gjatë turneut para-sezonal, por refuzoi t’i përgjigjet një pyetjeje për pronarët e rinj të mundshëm.

Reklama

null

Megjithatë, në raportimet e fundit në Angli rreth shitjes shitjes së klubit, ka një fije shprese për mbështetësit që duan që saga të marrë fund.

Sipas 90min, Raine Group, të cilët janë përgjegjës për mbikëqyrjen e procesit të shitjes në emër të Glazers, kanë caktuar një afat deri në nëntor për të përfunduar lëvizjen. Megjithatë, nuk ka asnjë provë konkrete se procesi do të zgjidhet deri atëherë.

Kuptohet se pronarët amerikanë e shohin Unitedin të jetë në të njëjtën madhësi me Dallas Cowboys të NFL, të cilët u shitën për rreth 10 miliardë euro

Vritet futbollisti i përfaqësueses së Panamasë

Vritet futbollisti i përfaqësueses së Panamasë

Para 1 ore 

Një lojtar i ekipit kombëtar të futbollit të Panamasë po rrinte me miqtë përpara ndërtesës ku jeton nëna e tij kur persona të armatosur në një taksi hapën zjarr, duke vrarë Gilberto Hernandez dhe duke plagosur shtatë të tjerë në qytetin Colon.

Reklama

null

Mbrojtësi 26-vjeçar ishte i dytë nga ekipi kombëtar që mbeti i vrarë në Colon në gjashtë vitet e fundit. Autoritetet njoftuan të hënën arrestimin e një të dyshuari për vrasjen.

“Ai ishte me miqtë e fëmijërisë dhe ata planifikonin të shkonin në plazh pasdite kur ndodhën të shtënat”, ka thënë një punëtore në një restorant aty pranë, e cila dha vetëm emrin e saj si Rosa, nga frika e hakmarrjes nga bandat. “Ne jemi të trishtuar, rruga është një tmerr. Krimi është në një nivel tjetër”.

Reklama

null

Provinca Colon e Panamasë, me një popullsi prej rreth 300,000 banorësh, regjistroi 102 vrasje vitin e kaluar, nëntë më pak se një vit më parë, sipas të dhënave të qeverisë. Autoritetet fajësojnë një pjesë të madhe të dhunës në konkurrencën e trafikut të drogës.

Provinca ka vuajtur historikisht papunësi të lartë dhe nivele të larta varfërie. Banorët thonë se të shtënat si ai që vrau Hernandez janë bërë rutinë.

“Tani për tani krimi është në një nivel tjetër”, ka rrëfyer Antonio Smith, një 60-vjeçar banor në zonë. “Ne duhet të bëjmë diçka si Bukele”, vazhdoi ai duke iu referuar taktikave të rënda të presidentit të El Salvadorit – Nayib Bukele, i cili ka burgosur dhjetëra mijëra në një luftë gjithëpërfshirëse kundër bandave të rrugës.

Reklama

Smith tha se të hënën në mëngjes, pati një tjetër të shtëna pranë vendit ku mbeti i vrarë Hernandez: “Është një dukuri e përditshme. Nuk e hamë as mëngjesin kur i dëgjon (të shtënat)”.

Në vitin 2017, mesfushori Amilcar Henriquez u qëllua për vdekje në provincën Colon. Ai ishte anëtar i kombëtares së Panamasë, e cila u kualifikua në Kupën e Botës 2018 për herë të parë në historinë e saj.

Hernandez luajti për Independent Athletic Club, kampioni në fuqi i ligës së futbollit profesionist të Panamasë. //

Van Gaal thotë se humbja e Holandës në Botërorin e vitit 2022 ndaj Argjentinës ishte e manipuluar

Van Gaal thotë se humbja e Holandës në Botërorin e vitit 2022 ndaj Argjentinës ishte e manipuluar

Para 53 min 

Louis van Gaal ka dalë me një teori konspirative rreth eliminimit të Holandës nga Argjetina në Kampionatin Botëror që u mbajt në fund të vitit të kaluar në Katar.

Reklama

null

Trajneri holandez ka thënë se gjithçka ishte e manipuluar në favor të argjentinasve dhe se Lionel Messi duhet të shpallje kampion bote me çdo kusht.

“Nuk dua të them shumë për këtë. Nëse e shihni se si Argjentina i ka arritur qëllimet e saj dhe si i ka shënuar golat ndaj nesh, dhe sesi disa nga lojtarët e Argjentinës tejkaluan dhe nuk u ndëshkuan, atëherë mendoj se gjithçka është një lojë e manipuluar”, ka thënë Van Gaal.

Reklama

null

Messi trondit gazetarin teksa zbulon se do të pensionohej nëse Argjentina nuk do të kishte fituar Kupën e Botës

“Dua të them gjithçka që them me këtë. A duhej të bëhej Messi kampion bote? Mendoj se po”, shtoi 72-vjeçari.

Ishte pikërisht ajo ndeshje kur Messi festoi golin e tij me një gjest thumbues pikërisht përpara Van Gaal dhe stafit të tij stërvitor.

Ndeshja u drejtua nga i famshmi Mateu Lahoz i cili humbi plotësisht kontrollin e lojës, duke treguar 19 kartonë të verdhë

Roma publikon listën për në Ligën e Evropës – mbesin jashtë dy transferimet e verës

Roma publikon listën për në Ligën e Evropës – mbesin jashtë dy transferimet e verës

Para 34 min 

Roma ka lënë nënshkrimet e reja Sardar Azmoun dhe Rasmus Kristensen jashtë skuadrës së Ligës së Evropës, por përfshinë të lënduarit Tammy Abraham dhe Marash Kumbullën.

Reklama

null

Giallorossët arritën në finalen e këtij turneu sezonin e kaluar, duke kapitulluar ndaj Sevillas vetëm penalltive, pasi barazuan 1-1 në 120 minuta.

Kësaj radhe, Roma gjendet në grup me Slavia Pragën, Sherif Triasspolin dhe Servetten.

Situatë tensionuese te Roma - Mourinho raportohet se është përplasur me disa lojtarë

Prej disa vitesh, Roma i është dashur të përballet me kufizimet e rrepta të marrëveshjes me UEFA-n mbi Fair Play-in Financiar.

Kjo përfshin ‘balancën e transferimeve’ – kështu që skuadra aktuale duhet të jetë e njëjtë ose më pak se grupi i sezonit të kaluar.

Reklama

Nëse kjo vlerë është jashtë ekuilibrit, atëherë mënyra e vetme për ta rikthyer atë në nivelin e duhur është duke lënë jashtë nënshkrimet e reja në vend të atyre që ishin tashmë pjesë e ekipit.

Prandaj, për t’i lënë vend Lukakut, Roma duhet të lërë jashtë blerjet e reja Azmoun dhe Kristensen.

Sabatini godet Mourinhon: Mos u anko më, me ardhjen e Lukakut ke skuadër për vendet e para

Në fakt, Jose Mourinho nuk ka dy lojtarë, sepse Abraham dhe Kumbulla janë të pranishëm për të bërë numrat, por ata nuk kanë gjasa të luajnë në fazën e grupeve, sepse po rikuperohen nga operacioni i ligamentit të kryqëzuar anterior.

Ka disa lajme të mira, pasi Nicola Zalewski, Pietro Boer, Edoardo Bove dhe Riccardo Pagano janë produkte të akademisë dhe për këtë arsye disponohen nën Listën B.

Reklama

Skuadra e Romës

Portierë: Rui Patricio, Mile Svilar;

Mbrojtës: Chris Smalling, Evan Ndicka, Diego Llorente, Leonardo Spinazzola, Gianluca Mancini, Marash Kumbulla, Zeki Celik, Rick Karsdorp;

Mesfushorët: Bryan Cristante, Leandro Paredes, Renato Sanches, Houssem Aouar, Lorenzo Pellegrini;

Sulmuesit: Stephan El Shaarawy, Paulo Dybala, Andrea Belotti, Tammy Abraham, Romelu Lukaku;

Lista B: Pietro Boer, Riccardo Pagano, Nicola Zalewski, Edoardo Bove. //

Tjetër vit, lëvizje e njëjtë nga Mbappe – francezi duket se po e përdor Real Madridin për qëllimet e tij te PSG

Tjetër vit, lëvizje e njëjtë nga Mbappe – francezi duket se po e përdor Real Madridin për qëllimet e tij te PSG

Para 5 min 

Real Madridi nuk bëri tentimin e fundit për të transferuar Kylian Mbappen nga Paris Saint-Germain. Ndërkohë, bisedimet për kontratën për francezin janë kthyer në tavolinë.

Reklama

Dukej sikur 24-vjeçari kishte vendosur që do të qëndronte në PSG këtë verë, por nuk do të nënshkruante një marrëveshje të re. I larguar fillimisht nga skuadra e parë dhe më pas rikthyer, lojtari shfaqet shumë më i lumtur.

Fabrizio Romano ka thënë në rubrikën e tij në Caught Offside se Mbappe tani ishte në bisedime për një marrëveshje të re me skuadrën e tij.

"Telenovela Mbappe" po përfundon: Raportohet se francezi në ditët e ardhshme e konfirmon të ardhmen

“Ai më në fund është në bisedime me klubin, diçka që në qershor dhe korrik nuk ndodhi. Kampi i Mbappes po flet me PSG-në për të ardhmen dhe po diskutohet një zgjatje, asgjë ende e përfunduar”, raporton eksperti i transferimeve.

Reklama

null

“Gjithashtu kushtet e një rinovimi të mundshëm do të jenë vendimtare, si një klauzolë largimi për vitin 2024”.

Real Madridi ka filluar të marr anë nga Haaland, për arsye të vrazhdësisë së Mbappes

Raportime të veçanta janë shfaqur duke pretenduar se Real Madridi do të kërkojë që Mbappe të mos nënshkruajë një marrëveshje të re dhe të jetë në dispozicion për të negociuar falas për verën e ardhshme kur të fillojë janari, nëse ai do të ketë ndonjë qëllim të luajë në Santiago Bernabeu.

Mbappe i ka zhgënjyer tifozët e Real Madridit me kthesën e tij në sezonin e kaluar dhe thashethemet e vazhdueshme për të ardhmen e tij edhe këtë verë. Mund të ndodhë që ai thjesht po i mban të hapura opsionet e tij, por pa dyshim që lajmit nuk do t’i bëhet një pritje e ngrohtë në Madrid

Chelsea po luan një lojë shumë të rrezikshme me FFP – mund të rrënohet gjithçka mbi ta

Chelsea po luan një lojë shumë të rrezikshme me FFP – mund të rrënohet gjithçka mbi ta

Para 1 ore 

Që kur Todd Boehly u shfaq në skenën e Ligës Premier te Chelsea, tregu i transferimeve është bërë terren pjellor për amerikanin.

Reklama

null

Gjatë dy afateve të para të mbretërimit të tij në Stamford Bridge kishte një tendencë për të blerë sa më shumë talent që mund të lejohej, me afatin e kaluar duke parë një eksod masiv në mënyrë që londinezët perëndimorë të binin në përputhje me Fair Play Financiar (FFP).

Kontratat masivisht të gjata duket se janë bërë normë në klub, por kjo strategji do të thotë se blutë po luajnë një lojë shumë të rrezikshme sipas një ish-super agjenti të futbollit, Jon Smith.

Reklama

null

Rregulli që ka vendosur Boehly, ndaloi yllin e madh t'i bashkohej Chelseat në këtë verë

Përpjekja për të anashkaluar rregullat në një farë mënyre është e qartë se nuk është diçka e qëndrueshme sipas mendimit të Smith.

“Duke parë Chelsean, ata po e kalojnë këtë (FFP) për momentin duke amortizuar kostot e tyre. Ata po nënshkruajnë me lojtarin A sepse ai është një lojtar i mirë dhe ata janë të lumtur të paguajnë 100 milionë euro për të. Ata po thonë, apo jo, lojtari A, ju do të jeni këtu tani për tetë vjet, që do të thotë se 100 milionë euro tani janë amortizuar për tetë vjet, në krahasim me katër/pesë që është një kontratë normale”, shkroi ai për CaughtOffiside.

Reklama

“Sigurisht, lojtari A dëshiron të sigurohet që ai të paguhet në mënyrë proporcionale në mënyrë që të mos humbasë në shtatë vjet, që do të thotë se Chelsea duhet të fryjë faturën e pagave në të njëjtën kohë dhe po i afrohet rrezikshëm Fair Pla-it Financiar”.

Pochettino e thotë hapur se transferimi më i fundit i Chelseat nuk ishte zgjedhje e tij

“Nëse lojtari A nuk rezulton të jetë një lojtar i mirë dhe ata duhet ta shesin atë pas tre vjetësh, ata ose duhet të gëlltisin një humbje të madhe, sepse vlera e tij do të jetë ulur dhe askush tjetër nuk do ta paguajë atë ose duhet të ulet në rezerva dhe të mbledhë 150,000 euro në javë. Është një lojë e rrezikshme”, ka shtuar më tej ai.

Reklama

Duke pasur parasysh prejardhjen e tij, Smith e di se për çfarë po flet dhe ndërsa Chelsea duket se është në gjendje t’i përmbahet rregullave siç janë aktualisht, mund të vijë një moment kur gjërat nuk shkojnë sipas planit dhe gjithçka do të rrënohet mbi Chelsean. //

Shqetësime për Xherdan Shaqirin para ndeshjes Kosovë – Zvicër

Shqetësime për Xherdan Shaqirin para ndeshjes Kosovë – Zvicër

Para 28 min 

Xherdan Shaqiri kishte një udhëtim të gjatë për të bërë për ndeshjet që Zvicra i zhvillon në kualifikimet për Kampionatin Evropian që mbahet në Gjermani në vitin 2024.

Reklama

Ylli i Chicago Fire përveç se duhet të bënte një fluturim të gjatë me aeroplan, atij iu dashtë t’i ndërronte edhe disa trena për të shkuar në hotelin ku po qëndron ekipi i Helvetikëve.

Mirëpo, Blick raporton se gjatë këtij rrugëtimi, Shaqiri ka pasur jo pak probleme me valixhet e tij.

Zvicra publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me Kosovën, fton katër futbollistë shqiptarë

Ai madje e ka humbur një valixhe derisa po largohej nga udhëtimi me tren, drejt hotelit të përfaqësues.

Mediumi zviceran shton më tej se Shaqirit i ka humbur valixhja në Frankfurt, por që do t’i kthehet në mbrëmje, pasi është në pjesën ku grumbullohen ato.

Reklama

Gliha flet para dy përballjeve të muajit shtator: Duhet të jemi gati edhe të vdesim në fushë, pasi luajmë për ekipin kombëtar

Zvicra më 9 shtator do të përballet me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo do të jetë ndeshje e veçantë për Shaqirin, Granit Xhakën, Ardon Jasharin dhe Uran Bislimin që përballen me Përfaqësuesen Dardane

Abazovic harron kush është Djokovici, dëshiron ta shpall ‘Qytetar Nderi’

Abazovic harron kush është Djokovici, dëshiron ta shpall ‘Qytetar Nderi’

Para 46 min 

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka vizituar ekipin e basketbollit në Manila. Malazezët kaluan turin e parë të Kampionatit Botëror në basket, dhe në fillim të të dytit, luajtën kundër amerikanëve të fuqishëm dhe bënë një rezistencë të madhe ndaj rivalit të tyre të favorizuar (75-83), ku edhe u eliminuan nga gara më e madhe e basketbollit.

Reklama

Në një intervistë për “Nova.rs”, Abazovic zbuloi se Novak Djokovic mund të bëhet “Qytetar Nderi” i Malit të Zi, duke harruar se tenisti serb ka një qasje skandaloze ndaj Kosovës.

Para disa muajsh ai në French Open pasi fitoi shkoi në njërën nga kamerat “Kosova është Serbi”, gjë që solli shumë reagime.

Reklama

“Më vjen mirë që e bëra vetë atë. Vlade Divac është një legjendë, këta njerëz, për shkak të rrethanave një pjesë të jetës e kaluan në Mal të Zi në karrierën e tyre Është një gjë e mrekullueshme, personalisht mendoj se do të bëjmë diçka të ngjashme me Djokovicin”, ka thënë Abazoviç.

Gjesti i shëmtuar politik i Novak Djokovicit në French Open i referohet Kosovës si zemra e Serbisë

“Është një adhurues i madh i Malit të Zi, qëndron shpesh aty, çfarë ka më mirë se të mblidhemi nga njerëz rreth të cilëve kemi mendime të pandara. Rreth të cilit është e lehtë të gjallërohen të tjerët, për të ndjekur shembullin e tyre, edhe nëse ai është i paarritshëm”.

“Në përgjithësi, mendoj se sporti na ndihmon shumë për të kapërcyer në një mënyrë shumë më të lehtë disa nga vështirësitë që kemi, politike apo ekonomike. Mbështetja ime eshte e plotë për njerëzit që janë një markë globale. Nuk janë markë vetëm e Serbisë, as e Malit të Zi, janë markë globale. Mendoj se kanë respekt të barabartë në Filipine, në SHBA, në Afrikë dhe natyrisht në vendet nga vijnë”, shtoi Abazoviç.

French Open e paralajmëron Djokovicin për veprimin politik ndaj Kosovës

Abazoviç ka shpjeguar gjithashtu se sa shumë e respekton Novak Djokoviçin dhe familjen e tij: “Jemi në kontakt, jemi takuar edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Do më pëlqente personalisht, nëse kjo është edhe dëshira e tij të bëhej “Qytetar nderi”. Eshtë çështje vullneti, ai është po aq i mirëpritur edhe pa të”, potencoi më tej Dritan Abazoviç.

Reklama

Djokovic disa herë është shfaqur me deklarata dhe qëndrime të nacionalizmit kategori ordinere. Në të paktën një rast, pikërisht në Malin e Zi, gjatë një darke në Budva, u pa të shoqëronte me gjeste një nga këngët antishqiptare që qarkullojnë në rajon, teksa pamjet kanë bërë xhiron e botës.

“Oj Kosovo Kosovo” quhet kënga. Novak Djokovic duket se shijon shumë muzikën në sfond dhe për të kuptuar këtë, mjafton të shikosh videon e mëposhtme

Situatë e rëndë për Jadon Sanchon te Man United – lojtarin e presin muaj të vështirë

Situatë e rëndë për Jadon Sanchon te Man United – lojtarin e presin muaj të vështirë

Para 1 ore 

Deklarata shpërthyese e Jadon Sancho në rrjetet sociale të dielën nuk ishte fare e autorizuar nga Manchester United.

Reklama

Sipas Manchester Evening News, sulmuesi mund të përballet me masa disiplinore pasi doli në X për të goditur trajnerin Erik ten Hag.

Pas humbjes në Arsenal, holandezi deklaroi hapur se Sancho u hoq nga skuadra për shkak të performancës së tij të dobët në stërvitje gjatë javës.

Duket se Sancho po i kalon muaj e fundit si lojtar i Man United - përplasje mes tij dhe Ten Hagut

Megjithatë, kjo nuk i ka pëlqyer 23-vjeçarit, i cili ka lëshuar një deklaratë në llogarinë e tij X, duke pretenduar se ai është sjellë ‘shumë mirë’ në stërvitje dhe duke iu lutur fansave që ta besojnë.

Reklama

“Ju lutemi mos besoni gjithçka që lexoni. Nuk do të lejoj që njerëzit të thonë gjëra që janë krejtësisht të pavërteta”, ka thënë anglezi si kundërshtim ndaj Ten Hagut.

“Unë jam sjellë shumë mirë në stërvitje këtë javë. Besoj se ka arsye të tjera për këtë çështje që nuk dua të hyj, unë kam qenë një kok turku për një kohë të gjatë që nuk është e drejtë”.

Erik ten Hag liston katër gabimet nga gjyqtarët që rezultuan në humbjen nga Arsenali

“Gjithçka që dua të bëj është të luaj futboll me një buzëqeshje në fytyrë dhe të kontribuoj për ekipin tim”.

“I respektoj të gjitha vendimet që merren nga stafi stërvitor, luaj me lojtarë fantastikë dhe jam mirënjohës për këtë gjë që e di që çdo javë është një sfidë”.

Reklama

“Unë do të vazhdoj të luftoj për këtë emblemë pa marrë parasysh çfarë”, ka shtuar më tej Sancho