Rreth Nesh – Gazeta Sport

Ne s’u shkëputëm. Thjesht po përgatiteshim për pjesën e dytë.

Gazeta Sport nuk është thjesht një media. Është një tribunë për ata që jetojnë sportin me zemër, shpirt dhe nerva. Pas një viti pauzë, që shumë e quajtën “heshtje”, ne po kthehemi me zhurmë – zhurmën që e meriton sporti dhe publiku.

Në një kohë kur lajmet shpesh duken si kopje të lodhura të njëra-tjetrës, ne jemi këtu për ta ndryshuar lojën. Nuk përsërisim. Nuk bëjmë copy-paste. Nuk i servirim ngjarjet siç vijnë, por siç duhen parë – me kontekst, me analizë, me pasion.

Çka sjellim?

– Lajmet më të fundit, pa vonesë e pa zbukurime.

– Analiza të thella, që shkojnë përtej rezultatit.

– Opinione që nuk bëjnë kompromise me të vërtetën.

– Intervista që zbulojnë më shumë se klishetë e zakonshme.

– Dhe mbi të gjitha, respekt për lexuesin.

Sporti nuk është thjesht lojë – është realiteti më i sinqertë që kemi.

Në një fushë futbolli s’ka filtra, s’ka blofe – ose je brenda, ose je jashtë. Edhe ne jemi të tillë: të drejtpërdrejtë, të përkushtuar dhe të pangopur për lojë të bukur.

Nëse do një vend ku sporti trajtohet me seriozitet, por pa humbur energjinë, humorin dhe tensionin që e bën të paharrueshëm – atëherë je në vendin e duhur.

Mirë se u kthyem. Dhe mirë se vini.

Gazeta Sport – Loja sapo nisi.

Momente paniku në ndeshjen Skoci-Hungari, lojtari largohet me veturë emergjence nga fusha 

Momente paniku në ndeshjen Skoci-Hungari, lojtari largohet me veturë emergjence nga fusha

Para 2 ore 

null

Në ndeshjen mes Skocisë dhe Hungarisë në kuadër të rrethit të fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, përkatësisht Grupi A – pati momente shqetësuese.

Derisa po kalonte minuta e 68-të e lojës, Barnabas Varga i Hungarisë u godit me gju në kokë nga portieri i Angus Gunn.

Varga mbeti pa ndjenja në fushë, ndërsa lojtarët hungarezë krijuan në rreth për të mos lejuar tifozët të kishin pamje të qartë me atë çfarë po ndodhte.

Thoughts are with Barnabás Varga after a scary collision

Lojtari i Hungarisë u largua me veturën e emergjencës nga fusha, për ta dërguar në spitalin më të afërt të Shtutgartit.

Loja është duke vazhduar, derisa më vonë pritet të mësohet gjendja e Varga

Katër tifozë dalin në fushë për selfie me Cristiano Ronaldon gjatë skenave kaotike në ndeshjen e Euro 2024

Katër tifozë vrapuan në fushë në përpjekje për të shkrepur selfie me Cristiano Ronaldon.

Kjo gjatë një ndeshjeje të Kamiponatit Evropian midis Portugalisë dhe Turqisë të shtunën.

Vetëm njëri nga tifozët u duk se kishte sukses, raporton Arabnews.pk, transmeton Klankosova.tv.

Ronaldo ishte mirë kur u fotografua me një djalë të ri, i cili iu shmang sigurimit për të hyrë në fushë në minutën e 69-të në Westfalenstadion përpara se të nxirrte celularin e tij.

Më pas, ai tifoz u largua me vrap përpara se të ndalohej dhe të përcillej – por jo para se t’i bënte me dorë turmës.

Pastaj, rreth 15 minuta më vonë, një tifoz i moshuar provoi të njëjtën gjë, por Ronaldo hodhi duart në ajër dhe ktheu shpinën nga spektatori, i cili dukej se e kapi Ronaldon nga krahu.

Më shumë kaos pasoi kur një tifoz i tretë në fushë doli në kohën e fundit dhe kaloi përpara Ronaldos, i cili po mbronte një kënd.

Pas fishkëllimës së fundit, pati më shumë shkelje të sigurisë pasi një tifoz i veshur me fanellën e Portugalisë u përpoq t’i afrohej Ronaldos duke mbajtur një telefon. Ai u përplas shpejt në tokë, ndërsa një tjetër mbështetës u ndalua të përballej me Ronaldon, ndërsa lojtarët e Portugalisë dolën nga fusha.

Lookman shkatërron i vetëm periudhën magjike të Leverkusenit, Atalanta ngadhënjenë në Ligën e Evropës 

Lookman shkatërron i vetëm periudhën magjike të Leverkusenit, Atalanta ngadhënjenë në Ligën e Evropës

Para 5 min 

Atalanta e ka fituar Ligën e Evropës, duke triumfuar 3-0 përballë Bayer Leverkusenit, por edhe duke i shkaktuar humbjen e parë pas 52 ndeshjes në të gjitha garat.

Ndeshja nisi me një tempo të qetë, por që skuadra nga Serie A shpejt i tregoi dhëmbët.

Në minutën e 12-të, Ademola Lookman realizoi për 1-0 nga një asistim i Davide Zappacostas.

Finalja e Ligës së Evropës: Atalanta i shënon Leverkusenit

Lexo po ashtuFinalja e Ligës së Evropës: Atalanta i shënon Leverkusenit

Lookman (26’) nuk u ndal me kaq, pasi realizoi edhe të dytin, kur lëshoi një goditje të fuqishme jashtë zonës.

Leverkusen nuk po arrinte të tregonte nga loja e tyre, me dy golat që i tronditën.

Lookman po "e fundos" Leverkusenin: Ia shënon edhe golin e dytë

Lexo po ashtuLookman po “e fundos” Leverkusenin: Ia shënon edhe golin e dytë

Por, merita të mëdha ka edhe mbrojtja e Atalantas, që markonte në çdo hap lojtarët kundërshtarë.

null

Pjesa e dytë nisi më mirë nga Leverkuseni, që synonte të ngushtonte epërsinë e skuadrës kundërshtare – mirëpo Lookman kishte fjalën kryesore .

Skuadra gjermane që nuk kishte pësuar disfatë që 52 ndeshje tentonte që me topa të gjatë të thyente mbrojtjen e Atalantas që nga starti i 45 minutave të dytë – mirëpo nuk kishin sukses.

Gian Piero Gasperini u vërejt se kishte studiuar në çdo detaj lojën e Leverkusenit të Xabi Alonsos, për të mos lejuar asnjë befasi.

Skuadra nga Bundesliga vazhdonte të sulmonte nga të gjitha anët – ndërsa Atalanta priste me durim për ndonjë hapësirë në fazën defanzive kundërshtare.

Këtë e gjeti sërish Lookman, që kompletoi het-trikun e tij në minutën e 76-të, duke bombarduar sërish portën e Leverkusenit.

Atalanta fitoi Ligën e Evropës me një paraqitje brilante dhe të njëjtën kohë shokuese për Leverkusenin, që shihej si skuadër favorite pas asaj ecurie pa humbje si brenda ashtu edhe jashtë Gjermanis

Conte ëndërron stolin e gjigantit evropian, por Mourinho shihet si favorit

Conte ëndërron stolin e gjigantit evropian, por Mourinho shihet si favorit

Para 15 min 

Antonio Conte e ka bërë prioritet për sezonin e ardhshëm stolin e Bayern Munichut, por ka kandidatë të tjerë për këtë rol, përfshirë ish-trajnerin e Romës, Jose Mourinho, i cili tashmë po mëson gjermanisht.

Bayern Munich ka pësuar tre humbje radhazi në të gjitha garat, duke përfshirë një kundër Lazios në Ligën e Kampionëve, dhe po shqyrton nëse do të vazhdojë me Thomas Tuchel pas përfundimit të sezonit.

A e keni ditur që kontracepcioni vërtet shton dëshirën për seks?…

Në këtë qytet të Norvegjisë ndodh diçka e magjishme sa herë që bie …

Shqetësuese rastet e dhunës në familje…

“Ëndrra e shkretëtirës”, Arabia Saudite me tren luksoz – do të përs…

Gruaja në Melburn prej pesë vitesh fjeti pranë kufomës së kalbur të…

Disa kandidatë janë lidhur me punën e Bayern Munichut dhe sipas raportit të fundit nga Sport Bild, disa janë më shumë se fytyra të njohura për tifozët e Serie A.

Gazeta gjermane pretendon se Conte ‘ëndërron’ të drejtojë gjigantin e Bundesligës sezonin e ardhshëm dhe i ka bërë prioritet për sezonin 2024/25.

Conte ka qenë i lidhur me Milanin, Napolin dhe Juventusin. Ai në intervistën e tij të fundit tha se ëndërron të fitojë Ligën e Kampionëve.

Formacioni i mundshëm i Mourinhos nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Lexo po ashtuFormacioni i mundshëm i Mourinhos nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Ish-trajneri i Romës, Mourinho është gjithashtu një kandidat për këtë detyrë, me kusht që Tuchel të largohet në verë.

Sipas raportit, tekniku portugez është aq i prirur për t’u bashkuar me Bavarezët sa që tashmë po mëson gjermanisht.

Rey Manaj shkëlqen me dy super gola ndaj Trabzonsporit dhe shpallet lojtari i ndeshjes

Rey Manaj shkëlqen me dy super gola ndaj Trabzonsporit dhe shpallet lojtari i ndeshjes

Para 16 min 

Futbollisti shqiptar Rey Manaj, ka shënuar dy super gola në barazimin me rezultat 3-3 të Sivassporit ndaj Trabzonsporit në kuadër të javës së 13-të të Super Ligës Turke.

Sivasspori momentalisht po kalon në një krizë rezultatesh në kampionat pasi nuk kanë arritur të shënojnë fitore në katër ndeshjet e fundit, por kjo nuk e ka ndalur Manajn që të shkëlqejë në nivel personal.

26-vjeçari shënoi fillimisht në minutën e 20-të për të dyfishuar epërsinë e Sivassporit dhe më pas golin tjetër e gjeti në minutën e 67-të.

Pas 11 ndeshjeve të zhvilluara deri më tani në kampionatin turk, Manaj numëron katër gola të shënuar.

Forma e tij e lartë kohëve të fundit është një sinjal pozitiv për kombëtaren e Shqipërisë, të cilët shpresojnë që Manaj të vazhdojë kësisoji dhe t’i ndihmojë në ndeshjet e EURO 2024 në Gjermani.

Manaj ishtë bërë pjesë e Sivassporit në gusht të këtij viti si lojtar i lirë dhe deri më tani ka qenë njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Prishtina mposht Dritën në klasiken e futbollit kosovar

Prishtina mposht Dritën në klasiken e futbollit kosovar

Prishtina ka arritur të marrë fitore në klasiken e futbollit kosovar ndaj Dritës me rezultat minimal 1-0.

Ka qenë një ndeshje me disa raste të mira shënimi në pjesën e parë, ku Blesa e Kryeziu rrezikuan për vendasit, derisa Krasniqi e Ajzeraj për mysafirët.

Gjithsesi 45 minutat e para të kësaj ndeshje përfunduan ashtu siç filluan me rezultatin e pastër 0-0.

Pjesa e dytë dha edhe më shumë raste shënimi, por vetëm me një gol që u pa.

Leotrim Kryeziu rrezikoi i pari me kokë, por goditja e tij shkoi jashtë portës.

Drita rrezikoi me Benjamin Agyaren, por goditja e tij u ndal nga shtylla.

Në minutën e 73-të, Jalen Blesa fitoi një penallti pasi u pengua në zonë nga Benjamin Agyare. I saktë nga pika e bardhë ishte sulmuesi prishtinas Blesa duke realizuar për 1-0.

Deri në fund Drita tentoi barazimin, por një gjëje të tillë nuk ia arriti, derisa Prishtina mori tre pikë nga kjo përballje.

Me këtë fitore Prishtina ngritët në pozitën e katërt me 21 pikë, derisa Drita mbetet në vendin e tretë me  25 sosh.

Ndeshjen e ardhshme Prishtina e zhvillon në udhëtim te Dukagjini i Klinës, derisa Drita para tifozëve të vet pret Feronikelin ’74.

Manchester United e sheh Chiesan si zëvendësues ideal të Sanchos

Manchester United e sheh Chiesan si zëvendësues ideal të Sanchos

Para 4 min 

Manchester United thuhet se do të kërkojë yllin e Juventusit, Federico Chiesan, në janar për të zëvendësuar Jadon Sanchon.

Sipas Calciomercato, Djajtë e Kuq tashmë kanë punuar një plan për të hequr qafe ish-anësorin e Borussia Dortmundit, me Chiesa që kryeson listën e tyre të ngushtë dhe vlerësohet rreth 60 milionë euro nga Bianconerët.

Chiesa aktualisht fiton 100 mijë euro në javë me një kontratë që skadon në 2025.

Ai është rikthyer këtë sezon dhe ka kontribuar me katër gola dhe një asist në gjashtë ndeshjet e tij të para, gjë që e ka shtyrë Man Unitedin që t’i kushtojë vëmendje.

Megjithatë, Juventusi mbetet këmbëngulës për ta mbajtur atë dhe besohet se në javët në vijim janë planifikuar të zhvillohen takime me agjentin e tij, Fali Ramadani, në lidhje me një zgjatje të mundshme

Shqipëria U19 zyrtarizon dy miqësore me Turqinë

Shqipëria U19 zyrtarizon dy miqësore me Turqinë

Para 4 sekondave 

Shqipëria U-19 do të luajë dy miqësoret e fundit ndaj Turqisë U-19 në muajin tetor, në prag të kualifikueseve të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë që do të luhet në nëntor. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se dy federatat përkatëse kanë rënë dakord që këto dy miqësore të luhen në Turqi në muajin e ardhshëm.

Ndeshja e parë e kuqezinjve të drejtuar nga trajneri Ervin Bulku është planifikuar të luhet më 14 tetor, ndërsa takimi i dytë është programuar të luhet tre ditë më vonë, më 17 tetor. Kombëtarja kuqezi U-19 do të nisë grumbullimin direkt në Turqi, aty ku do të zhvillojë edhe seancat stërvitore në kuadër të këtyre dy ndeshjeve miqësore, shumë të rëndësishme në prag të kualifikueseve të Europianit për grupmoshën U-19. Lista e lojtarëve të grumbulluar do të bëhet me dije në vijim nga trajneri Ervin Bulku.

Pak javë më parë, Shqipëria U-19 zhvilloi dy ndeshje miqësore kundër Azerbajxhanit, ku mori një fitore dhe një barazim. Qëllimi kryesor i këtyre testeve miqësore është kryesisht kolaudimi i grupit përfundimtar që do të impenjohet në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian U-19, ku kuqezinjtë do të synojnë kalimin në ‘Elite Round’.

Shorti i UEFA-s e ka pozicionuar Kombëtaren shqiptare U-19 në Grupin 13, së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë, ndërsa ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në vendin tonë në datat 15, 18 dhe 21 nëntor 2023. Në bazë të rregullores së UEFA-s, dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round” së bashku me skuadrën e tretë më të mirë në të gjitha grupet në këto kualifikuese, kurse faza finale e Europianit të moshës U-19 do të zhvillohet në Irlandën e Veriut në verën e vitit 2024

Manchester United fiton me rezultat bindës përballë Crystal Palaces në Carabao Cup

Manchester United fiton me rezultat bindës përballë Crystal Palaces në Carabao Cup

Para 7 min 

Mnchester United ka kaluar në rrethin tjetër të Carabo Cupe, pasi fitoi 3-0 ndaj Crystal Palaces.

Pas 21 minutash lojë, Djajtë e Kuq kaluan në epërsi me golin e Alejdanro Garnachos.

Vetëm shtatë minuta kaluan nga goli i parë, dhe Man United shënoi edhe të dytin, tani përmes Casemiros që u asistua nga Mason Mount.

Me këto dy gola përfundoi edhe pjesa e parë, derisa në të dytën u shënua vetëm një.

Ishte Anthony Martial, ai që vulosi fitoren e Manchester United me golin e realizuar në minutën e 55-të, ndërsa Casemiro ishte asistuesi.

Manchester United pritet të mësojë emrin e kundërshtarit me të përfunduar ky rreth