Fitore minimale e Juventusit në shtëpi ndaj Lecces

Fitore minimale e Juventusit në shtëpi ndaj Lecces

Para 16 min 

Juventusi ka fituar minimalisht 1-0 në shtëpi ndaj Lecces në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.

Ndeshja nisi më një ritëm të qetë, me dy skuadrat që luanin një lojë të sigurt.

Por, me kalimin e minutave, Zonja e Vjetër krijoi një mundësi të artë shënimi nëpërmjet Federico Chiesas, mirëpo goditja e tij në minutën e 27-të shkoi afër shtyllës së djathtë.

Pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit, që kaluan në epërsi.

Ishte Adrian Rabiot, ai që asistoi te Arakdiusz Milik në minutën e 57-të, që realizoi për golin e vetëm të takimit.

Bianconerët ia dolën të mbahen mirë deri në fund, për të fituar tri pikë të reja.

Pas javës së gjashtë, Juventusi gjendet në vendin e dytë me 13 pikë, dy më pak se lideri Interi, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. //

Standings provided by Sofascore

Mikel Arteta konfirmon lëndimin e Bukayo Sakas

Mikel Arteta konfirmon lëndimin e Bukayo Sakas

Para 15 min 

Bukayo Saka nuk do të luaj për Arsenalin ndaj Brentford kur dy skuadrat do të përballen me njëra tjetrën në kuadër të “Carabao Cup” të mërkurën. Saka pësoi një lëndim në këmbë në barazimin 2-2 ndaj Tottenham Hotspur, sfidë në të cilën ishte autor i një goli.

22-vjeçari u pa duke çaluar gjatë kohës shtesë  dhe tani frika më e madhe e tifozëve të Arsenalit është bërë realitet.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Brentford, Arteta tha para gazetarëve: “Ai ishte duke çaluar keq pas ndeshjes”.

“Ne duhej ta largonim atë nga fusha, diçka që nuk është një shenjë e mirë. Ai nuk ka qenë në gjendje të marrë pjesë në seancën stërvitore”, shtoi tekniku spanjoll.

Reklama

Arteta më pas u pyet nëse Saka do të mungojë edhe në sfidën ndaj Bournemouth në vikend  dhe për këtë ai tha: “Është e mundshme, po”.

Deri në rikuperimin e plotë të anglezit, ai mbetet në dyshim për sfidën e madhe ndaj Manchester Cityt në tetor.

Saka e ka nisur mjaft mirë këtë edicion të ri të garave, teksa ai është autor i tre golave dhe dy asistimeve për Arsenalin në Ligën Premier

Angel Di Maria si vera, sa më i vjetër aq më i mirë – shijojeni këtë super gol

Angel Di Maria si vera, sa më i vjetër aq më i mirë – shijojeni këtë super gol

Para 4 min 

Angel Di Maria ka vazhduar me formën e tij impresive në kampionatin portugez teksa ka shënuar golin e tij të radhës në sfidën që ata e zhvilluan në udhëtim ndaj Vizelas.

Reklama

35-vjeçari u transferua tek ekipi portugez si lojtar i lirë në korrik të këtij viti pasi paraprakisht ishte pjesë e Juventusit në Itali për 1 sezon por që aventura e tij në Serie A nuk shkoi siç ishte menduar, pasi ai humbi shumë ndeshje shkaku i lëndimeve.

Tani ai i ka lënë të gjitha pas krahëve dhe po e dëshmon edhe një herë tjetër pse është njëri ndër futbollistët më të mirë në botë.

Reklama

“Nuk donte ta dinte sa ishte rroga”: Rui Costa zbuloi detajet e negociatave me Di Marian

Këtë vikend ai shënoi një gol spektakolar në fitoren që Benfica e arriti me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Vizelas.

Ai shënoi nga goditja e dënimit në minutën e 39-të të takimit duke e lënë pa asnjë opsion portierin kundërshtar.

Ky ishte goli i tij i katërt këtë edicion në Liga Portugal, teksa ka edhe një asistim.

Ndeshja e radhës për ekipin e Benficës do të jetë ajo ndaj Red Bull Salzburg në Ligën e Kampionëve, sfidë kjo që do të zhvillohet ditën e mërkurë me fillim nga ora 21:00

Raya starton për Arsenalin. Mikel Arteta për Aaron Ramsdale stolisur: “Do të ketë rotacione. E përmenda se donim të ndërtonim një skuadër me dy lojtarë cilësorë në secilën pozicion”. 🔴⚪️ #AFC

“Ne e kemi marrë atë tani. Dhe për të maksimizuar atë që ata duhet të luajnë lojëra”.

Fiton vetëm Struga, humbin Shkëndija, Gostivari e Voska Sporti

Fiton vetëm Struga, humbin Shkëndija, Gostivari e Voska Sporti

Para 2 min 

E diela e xhiros së shtatë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut ka rezultuar e mirë vetëm për Struga Trim Lum, të cilët triumfuan përballë Bregallnicës në Shtip, përderisa këtë xhiro me disfata e mbyllën Shkëndija, Gostivari dhe Voska Sporti.

Reklama

null

Kampionët në fuqi triumfuan në transfertën e Shtipit, duke mundur Bregallnicën me tre golat e Bojkut, Ibraimit dhe Ukpas, ndërsa golin e vetëm për vendasit e realizoi Kalpaçki. Ndërkohë disfatë në minutat shtesë ka pësuar Shkëndija e Tetovës në Kratovë, kur u mposht me rezultat 2:1 nga Sileksi. Miloslavleviq shënoi golin e parë për ekipin nga Kratova, ndërsa Shkëndija barazoi me Caken në minutën e 90-të. Mirëpo skuadra e Ardian Nuhiut e pësoi golin e dytë në shtesat, me Llazereviq që shënoi për fitore të Sileksit, duke ia shkaktuar kështu disfatën e parë të sezonit, Shkëndijës.

Reklama

null

Edhe dy ekipet tjera shqiptare nuk arritën që të regjistrojnë suksese. Voska Sporti u mund nga Rabotniçki me rezultat 2:0, përderisa me të njejtat shifra Gostivari u mposht nga Makedonija Gjorce Petrov.

Në ndeshjen tjetër të luajtur në Kavadar, Tikveshi triumfoi përballë Vardarit me shifra minimale 1:0.

Xhiroja e radhës në elitën e futbollit të Maqedonisë është në program me 24 shtator

Dukagjini dhe Ballkani ndajnë pikët në “18 Qershori”

Dukagjini dhe Ballkani ndajnë pikët në “18 Qershori”

Para 38 min 

Advertisement

Dukagjini dhe Ballkani kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të javës së pestë të Superligës së Kosovës.

Reklama

null

Të dy ekipet ishin të kujdesshme në startin e takimit, duke mos lënë hapësira.

Ndeshja u zhbllokua pak para mbylljes së pjesës së parë, ku Altin Merlaku shënoi për 1-0.

Mekëtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa kampioni aktual u lëshua në sulm për të kërkuar barazimin në pjesën e dytë.

Pas një trysnie të gjatë, Ballkani arriti të barazojë rezultatin me golin e Albin Berishës për 1-1.

Edhe pse skuadrat kishin raste pas barazimit të rezultatit, nuk arritën  të shënonin, duke ndarë në fund pikët.

Reklama

Ballkani është i dyti me 10 pikë nga katër ndeshje, ndërsa Dukagjini është  i teti me 3 pikë pas pesë ndeshjesh

Intervista e portierit të PSG-së i cili për pak sa nuk vdiq – ai tregoi se çfarë e pyeti për herë të parë mjekun kur u zgjua

Intervista e portierit të PSG-së i cili për pak sa nuk vdiq – ai tregoi se çfarë e pyeti për herë të parë mjekun kur u zgjua

Para 1 ore 

Advertisement

Sergio Rico u largua nga spitali një muaj më parë pasi kaloi 82 ditë aty. Tani ai dha intervistën e tij të parë që nga largimi nga spitali dhe këtë për televizionin e klubit të PSG-së.

Reklama

null

Kujtojmë se Rico pati një aksident të madh ku një kalë i frikësuar e hodhi nga pas dhe më pas e goditi me thundrën në kokë dhe qafë, për pasojë me humbje ndjenjash.

Ai shumë shpejt ai u transferua në terapi intensive, ku u konstatua se nuk kishte dëmtime në shtyllën kurrizore, por nëse lëndimi do të kishte qenë vetëm gjysmë centimetri më i thellë, thonë mjekët, ai do të kishte mbetur i vdekur në vend.

Reklama

null

Mes emocionesh dhe lotësh: Pas dy muajsh e gjysmë Sergio Rico del nga spitali – kishte humbur 20 kilogramë

Tani, i vetëdijshëm për këtë fakt, ai është mirënjohës që gjithçka shkoi mirë në fund të fundit.

“Për pak ditë kam analiza të reja ku mjekët do të më thonë se çfarë ka ndodhur me aneurizmin që kam pasur. Ndoshta atëherë do të më lejojnë të merrem me ndonjë sport, do të doja të kthehesha në formë dhe te Parisi. Qëllimi im është te kthehem në ekip para se të përfundojë ky sezon”, ka thënë Rico.

Spanjolli tregoi se çfarë tha pasi u zgjua nga koma.

“Pas aksidentit nuk pata probleme me kujtesën. Njoha menjëherë familjen dhe miqtë e mi, por nuk e mbaja mend aksidentin. Menjëherë pasi u zgjova, pyeta mjekët nëse do të luaja përsëri futboll”, deklaroi Rico. 

Personi më i padëshiruar në ‘Fadil Vokrri’, pritja e merituar që iu bë Uran Bislimit nga tifozët kosovarë

Personi më i padëshiruar në ‘Fadil Vokrri’, pritja e merituar që iu bë Uran Bislimit nga tifozët kosovarë

Para 1 ore 

Përfaqësuesja e Kosovës dhe Zvicra kanë luajtur baras 2-2 në një ndeshje spektakolare në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Reklama

null

Te Zvicra ishin edhe katër futbollistë shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Ardon Jashari dhe Uran Bislimi.

Tre të parët patën një pritje të jashtëzakonshme nga tifozëria kosovare, pasi që të tre u duartrokitën shumë në momentin që spikeri i stadiumit ua thirri emrat.

I vetmi futbollist për të cilin pati vërshëllima nga të gjithë të pranishmit në fushë ishte Uran Bislimi, një futbollist me rrënjë nga Kosova, por që në mënyrën më të keqe të mundshme e mashtroi Kosovën.

Anëtari i skuadrës zvicerane Lugano, 10 muaj më parë luante ndeshje miqësore me Kosovën, madje edhe shënonte gol duke e puthur fanellën.

Reklama

null

Por çfarë ndodhi më pas? Ai nuk iu përgjigj më ftesave nga Kosova e as thirrjeve telefonike duke u larguar pabesisht dhe duke iu bashkuar Zvicrës.

Për Uranin mbrëmë ishte pritja e duhur në Fadil Vokrri, pasi tifozët kosovarë dhe Përfaqësuesja dardane nuk e kanë merituar një trajtim të tillë dhe një pabesi të tillë nga Bislimi.

Giresse: Uran Bislimi ia ka mbyllur vetës derën te Kosova

Sigurisht që ai nuk është ndier mirë kum ka qenë i vetmi person nga të gjithë të pranishmit në ‘Fadil Vokrri’ që është vërshëllyer, por ai e di mirë se këto vërshëllima i ka mertituar për atë se çfarë ka bërë.

Kosova i do bijtë e saj, por asnjëherë nuk i do ata futbollistë si Uran Bislimi që e shfrytëzojnë vendlindjen e tij për të marrë një ftesë nga Zvicra

Albin Kurti i lavdëron futbollistët e Kosovës për barazimin ndaj Zvicrës: Nuk mund të kishte humbës në këtë ndeshje

Albin Kurti i lavdëron futbollistët e Kosovës për barazimin ndaj Zvicrës: Nuk mund të kishte humbës në këtë ndeshje

Para 2 min 

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë një barazim spektakolar në sekondën e fundit ndaj Zvicrës 2-2 në Fadil Vokrri.

Reklama

null

Ka qenë një sfidë shumë interesante, por që në fund nuk pati fitues me Dardanët që iu falën Vedat Muriqit që realizoi dy gola për një pikë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka qenë i pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ pasi ishte jashtë shtetit, por ai nuk ngurroi të uronte Dardanët për lojën e zhvilluar.

Kurti ka thënë se ende besojnë në kualifikimin e Kosovës, derisa ka shkruar se ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës nuk mund të kishte humbës.

“Ndërmjet Zvicrës së Xhakës, Shaqirit, Bislimit e Jasharit dhe Kosovës së Dardanëve, nuk mund të ketë humbës sepse ka festë, ka krenari. Besuam deri në fund, siç besojmë ende në kualifikim. Ju lumtë lojtarëve për rezultatin. Ju faleminderit për emocionet”, ka shkruar Kurti.

Reklama

null

Në stadium ishte prezent presidentja e shtetit Vjosa Osmani derisa ka përjetuar me plot emocione sfidën

Osmani ka publikuar një video në Instagram me një mbishkrim të shkurtër: “Të duam Kosovë

🎂 GËZUAR DITËLINDJEN, LUKA! 🎂

Ambasadori i markës së Sofasore dhe fituesi i Topit të Artë luajti një pjesë instrumentale në fitoren e fundit të Kroacisë kundër Letonisë! Dhe Luka e bëri këtë në mbrëmje para ditëlindjes së tij të 38-të! 🇭🇷

Për të shënuar ditën e veçantë të Lukës, kemi parë nga afër numrat e kombëtares së tij. Dhe, mirë… katër vitet e fundit janë thjesht qesharake! 🤯

Por Luka nuk është ende gati të tërhiqet! Me Modrić në krye, Kroacia është në rrjedhë të paraqitjes së tyre të shtatë në Kampionatin Evropian. Por verën e ardhshme, Gjermania do të jetë një tjetër provë për Kroacinë. Me dy medalje të Kupës së Botës dhe një argjend të UEFA Nations League në qafë, a mund të shtojë Luka një tjetër medalje 🥇

Skuadra e Sofascore i uron Lukës shëndet të madh dhe një mori driblimesh, asistimesh dhe golash që vendos për lojë!

Dhe Luka, e di, 38 është 20-shi i ri. Ti je prova e kësaj. 💪

Sofascore #Modrić