Gliha pritet të ndryshoj sistemin e lojës, por edhe emrat në formacionin bazë 🤔

Gliha pritet të ndryshoj sistemin e lojës, por edhe emrat në formacionin bazë 🤔


Para 55 min
Xherdan Shaqiri ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Instagram për të treguar se po i plotësohet ëndrra për të luajtur një herë në Kosovën e tij të lindjes.
Reklama
null
Zvicra luan sot në udhëtim te Kosova në ndeshjen e Grupit I, e cila pritet të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kjo ndeshje do të jetë e madhe për disa futbollistë shqiptarë që luajnë me përfaqësuesen Helvetike.

Njëri nga ta padyshim se është edhe ylli i ekipit zviceran, Shaqiri, i cili ka lindur në qytetin e Gjilanit dhe ka emigruar si fëmijë në Zvicër.
Për djaloshin nga fshati Zhegër kjo ndeshje do të thotë shumë, pasi sipas tij ka qenë ëndërr të luajë një herë në Kosovë.
Reklama
null

Shaqiri ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Instagram për të treguar se do ta shijojë çdo sekondë të kësaj ndeshje.
“Ka qenë gjithmonë një ëndërr të luaj një herë në Kosovën, ku kam lindur. Do të shijoj çdo sekondë”, ka shkruar Shaqiri në Instagram.
Përveç postimit, ylli i Chicago Fire ka shtuar një zemër si ’emoji’ dhe flamujt e Kosovës dhe Zvicrës

Përzgjedhësi Primoz Gliha ka ndarë tashmë mendjen për ekipin e Përfaqësueses së Kosovës në përballjen e sotme (e shtunë) ndaj Zvicrës në Prishtinë.
Reklama
Kosova është nikoqire e Zvicrës në takimin e vlefshëm kualifikues për “Euro 2024”, në kuadër të Grupit I.
Kjo ndeshje pritet të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet dhe tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet.

Ndeshja ndaj Zvicrës do të jetë e para për përzgjedhësin e përkohshëm, sllovenin Primoz Gliha, i cili erdhi si pasues i Alain Giresse të shkarkuar.
Gliha ka pasur kohë të mjaftueshme për të punuar me lojtarët e ftuar dhe ka pasur të gjithë në dispozicion për t’i shikuar nga afër rreth formës së tyre.
Reklama
Telegrafi mëson se përzgjedhësi slloven do të ndryshoj rreshtimin e preferuar të Giresse dhe do të luajë me formacionin e tij të preferuar 3-5-2, i cili në raste mund të transformohet në një 3-4-3.
Në portë do të jetë i përhershmi Arijanet Muric, ndërsa treshja pritet të formohet nga kapiteni Amir Rrahmani në qendër, Betim Fazliji nga e djathta e tij dhe Fidan Aliti nga e majta.
Në mesfushë do të jenë Florian Loshaj, Valon Berisha dhe Florent Muslija, i cili shihet i favorizuar para Bernard Berishës, ndërsa nga krahët do të luajnë Mërgim Vojvoda dhe Leart Paqarata.
Në sulm, Milot Rashica do të jetë si sulmuesi i dytë dhe ndihmues i Vedat Muriqit, i cili do të jetë plotësisht i deklaruar në vijën e parë.

Para 52 min
Neymar Junior, i cili shënoi dy gola mëngjesin e sotëm (e shtunë) në fitoren 5-1 të Brazilit ndaj Bolivisë dhe kaloi Pelen si golashënuesi më i mirë i Selecaos, deklaroi se për shkak të këtij rekordi nuk është më i mirë se idhulli i ndjerë.
Reklama
null
Lojtari më i mirë aktual i Brazilit nuk dëshiron të krahasohet me legjendën Pele edhe përkundër se po vazhdon t’ia thyej rekordet me fanellën e kombëtares.
“Jam shumë i lumtur. Nuk e kisha imagjinuar kurrë që do ta thyeja atë rekord. Por nuk dua të them se jam më i mirë se Pele vetëm sepse e kalova në këtë rekord”, ka thënë fillimisht Neymar.
Reklama
null
Golashënuesi mori një pllakë nga presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), Ednaldo Rodrigues, si golashënuesi më i mirë i Canarinhas në ndeshjet ndërkombëtare.
Së bashku me Pelen dhe në llogaritë e FIFA-s, Neymar kishte 77 gola dhe me dy golat e sotëm, ish-lojtari i Barcelonës ka kapërcyer idhullin e përjetshëm.
Megjithatë, për Federatën Braziliane të Futbollit (CBF), e cila numëron disa ndeshje miqësore kundër klubeve dhe të cilat nuk merren parasysh nga FIFA, Pele ka 95 gola krahasuar me 79 që ka tani Neymar.
“Unë thjesht dua të shkruaj emrin tim në historinë e ekipit brazilian dhe të falënderoj familjen time, e cila është larg, dhe shokët e mi të skuadrës”, përfundoi ylli i Al Hilal

Para 1 ore
Mesfushori shqiptar, Pajtim Kasami është para një transferimi në Italia te skuadra e njohur, Sampdoria, e cila këtë sezon luan në Serie B.
Reklama
null
31-vjeçari me prejardhje nga Maqedonia e Veritur është në kërkim të një sfide të re në karrierë.
Ish-lojtari i kombëtares zvicerane (12 ndeshje ndërkombëtare, dy gola) së fundmi ka qenë aktiv në Olympiacos, por aktualisht është pa klub.
Sipas gazetarit italian të Sky, Gianluca Di Marzio, Kasami ka ngjall interesin e klubit Sampdoria dhe madje ka qenë tashmë në stërvitje duke u testuar.
Skuadra e cila vitin e kaluar që ka rënë nga Serie A synon të ngjitet direkt sërish nën drejtimin e trajnerit të ri Andrea Pirlo.
Reklama
null
Është e mundur që Sampdoria së shpejti do të jetë në gjendje të llogarisë në mbështetjen aktive të Kasamit, pasi djaloshi shqiptar mund t’i luajë disa pozita

Para 2 ore
Kevin De Bruyne dha një përgjigje të matur kur u pyet nëse do të preferonte të luante me Cristiano Ronaldon apo Lionel Messin.
Reklama
null
De Bruyne është një nga lojtarët më të mëdhenj të gjeneratës së tij dhe mesfushori i Manchester Cityt dha një shpjegim të thjeshtë se përse do të përfitonte më shumë nga lidhja me Ronaldon, duke u ndjerë sikur Messi do të vepronte në një hapësirë të ngjashme me të si një “organizator”.
Reprezentuesi belg është përballur me lojtarët në nivel klubesh dhe në skenën ndërkombëtare dhe tha se do të preferonte të luante me ish-superyllin e Real Madridit, sepse ai është më shumë një ‘sulmues tipik’.
Reklama
null

“Unë ndoshta do të thosha Ronaldo sepse ai është më shumë një sulmues tipik”, ka thënë fillimisht De Bruyne.
“Messi është akoma më shumë një ‘playmaker’. Unë jam një playmaker (organizator), ju duhet të më jepni një sulmues”, përfundoi belgu.

De Bruyne lulëzon duke pasur asistimet pikë qendrore dhe shkaktoi kaos duke luajtur së bashku me Erling Haaland, i cili shënoi 52 gola të pabesueshëm në sezonin e tij debutues në Manchester City.
Në anën tjetër, Messi dhe Ronaldo kanë dominuar futbollin për më shumë se 15 vjet, ku të dy kanë shënuar një numër të pabesueshëm të golave dhe kanë mbledhur 79 trofe dhe 12 Topa të Artë së bashku

Para 6 min
Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric ka treguar se ndihet i lumtur te Los Blancos dhe nuk i mori parasysh ofertat që erdhën nga Superliga e Arabisë Saudite.
Reklama
Modric ishte njëri nga yjet më të kërkuar nga klubet saudite këtë verë, duke ofruar para të majme për kroatin.
Megjithatë, ylli kroat dhe drejtuesit e Real Madridit mbeten ta palëkundur, duke refuzuar ofertat për transferimin e tij.
Është vet 38-vjeçari që ka konfirmuar se ndihet i lumtur në Santiago Bernabeu dhe nuk ka shikuar opsionet tjera.

“Jam shumë i lumtur dhe i përmbushur te Real Madridi, nuk mendoj rreth opsioneve tjera”, ka thënë fillimisht Modric për SZ.
Reklama
“Nuk më nevojitet ta përmbush egon me këto histori rreth oferta të larta. Unë vetëm dua ta shijoj çdo moment në futboll dhe Real Madridi”, përfundoi mesfushori.
Ndryshe, Modric këtë sezon është duke luajtur një rol dytësor te ekipi i Carlo Ancelottit, pasi italiani ka vendosur t’ia besojë mesfushën lojtarëve të rinj si Edouardo Camavinga, Jude Bellingham dhe Aurelian Tchouameni

Para 1 ore
Barcelona duket e gatshme të vazhdojë marrëdhënien e saj me menaxherin Xavi Hernandez, me Presidentin Joan Laporta që e lavdëron publikisht, pavarësisht dyshimeve të tij fillestare për të.
Reklama
null
Laporta u distancua nga Xavi gjatë sezonit të tij zgjedhor, por pasi u zgjodh dhe deri tani nuk ka ngurruar ta mbështes edhe publikisht atë.
Meqenëse ai e ka mbështetur Xavin si në treg ashtu edhe në shtyp, pas triumfit në La Liga, Barcelona filloi punën për rinovimin e kontratës për trajnerit dhe stafin e tij.

Raportet e fundit kanë thënë se gjithçka është bërë, por Mundo Deportivopretendon se ka një detaj që i mban çështjet e pa zyrtarizuara.
Reklama
null
Supozohej se Xavi do të rinovonte deri në vitin 2026, duke e çuar atë deri në fund të mandatit të Laportës si president, por tani ka më shumë gjasa që ai të zgjasë marrëveshjen e tij aktuale me vetëm një vit deri në vitin 2025. Një pjesë e kësaj ka të bëjë me aspektin financiar, me hyrjen në lojë të kufirit të pagave të tyre.
Blaugranët kanë qenë në vështirësi kundër kufirit të pagave të tyre për disa kohë, por një kontratë më e gjatë do të nënkuptonte një goditje më të madhe ekonomike për Barcelonën, kështu që ata mund të vendosin të shkurtojnë kohëzgjatjen.
Reklama
Pavarësisht arsyes, kjo do të dobësojë pozicionin e Xavit si menaxher – financat për shkarkimin e tij do të ishin shumë më të përballueshme nëse marrëveshja është deri në vitin 2025

Para 6 min
Advertisement
Federata Boliviane e Futbollit (FBF) ka pezulluar dy nivelet kryesore të futbollit të vendit dhe kjo vjen si pasojë e hetimeve të vazhdueshme për trukime ndeshjesh.
Reklama
null
Hetuesit në këtë rast pretendojnë se i gjithë sistemi në këtë ligë bazohet në manipulimin e rezultateve dhe objekt hetimi i tyre kanë qenë drejtues klubesh, lojtarë dhe një pjesë e madhe e organizimit të gjyqtarëve.
Gjithçka erdhi si pasojë e rrjedhjes së përmbajtjeve eksplicite që ishin rezultat i përgjimeve dhe një procesi intensiv ku mblidheshin informacione dhe vendimi për përfundimin e kampionatit u mor me 14 vota “pro” dhe një kundër.
Mediat vendase shkruajnë se vendimi ka hyrë në fuqi shtatë ditë pas akuzave të para nga komisioni disiplinor, i cili publikoi një duzinë audio-regjistrimesh inkriminuese, ku flitet për një “rrjet kriminal” të plotë që përfshin drejtuesit e më shumë se gjysmës së kategorisë së parë dhe të dytë, lojtarët dhe gjyqtarët.
Reklama
Në fund, Federata e Futbollit të Bolivisë i dërgoi një kërkesë zyrtare organit më të lartë të futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL) për t’i lejuar ata të organizojnë një kampionat të ri në një format të ngushtë, i cili duhet të mbahet në vjeshtë dhe dimër

Para 1 ore
Kyle Walker ishte një nga objektivat më të mëdhenj të transferimit të Bayern Munichut.
Reklama
Dhe megjithëse marrëveshja dukej e rregulluar, ajo nuk u materializua kurrë.
Mbrojtësi i krahut qëndroi te Manchester City, ndërsa tani ka rrëfyer se përse dështoi kalimi i tij te Bavarezët.

“Ishte afër, por gjërat mund të ndodhin në futboll. Nuk ishte e destinuar të realizohej”, ka thënë ai për BBC Sport.
“Bayern Munich është një klub i madh dhe nëse shihni se çfarë po bën dhe do të bëjë Harry Kane atje, nuk ishte një hap prapa”.
Ishte e rëndësishme për anglezin që një kontratë t’i jepte atij sa më shumë vite garanci. Gjatë pushimeve verore, Citizens mësohet se i kanë ofruar një zgjatje për dy vjet, e cila zgjat deri në vitin 2024.
Reklama

“Në mendjen time kam dashur gjithmonë të luaj për Manchester Cityn, por duhet të bëja atë që ishte e duhura për mua dhe të ardhmen time”, ka shtuar më tej Walker.
Edhe trajneri Pep Guardiola ishte duke menduar shumë për të ardhmen e mbrojtësit. Gjatë transferimit, të dy u panë duke darkuar në Mançester dhe thuhet se spanjolli e ka bindur të Walkerin të qëndrojë