Rashica i lumtur me golin e parë me Besiktasin, ka një premtim për tifozët

Rashica i lumtur me golin e parë me Besiktasin, ka një premtim për tifozët

Milot Rashica ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e skuadrës së re Besiktas.

Besiktas ka marrë një fitore komode 2-0 ndaj Sivaspor para adhuruesve të saj, teksa Milot Rashica realizoi golin e dytë në këtë sfidë.

Sulmuesi kosovar e nisi ndeshjen si titullar dhe qëndroi në fushë për 63 minuta kur u zëvendësua nga Zaynutdinov.

Pas ndeshjes vushtrriasi ka folur për faqen zyrtare të klubit duke thënë se është i lumtur që shënoi, por më e rëndësishme ishte fitorja dhe tre pikët.

Milot Rashica gjen golin e parë me fanellën e Besiktas, feston me shqiponjë

“Jam shumë i lumtur që shënova dhe ndihmova ekipin tim. Gjëja më e rëndësishme ishte të kishim tre pikët sot, ne fituam para tifozëve tanë”.

Reklama

“Tani vijnë ndeshjet e Kombëtareve dhe përveç meje kam edhe shumë shok të skuadrës që do të largohen”.

“Do të kthehemi më të fortë nga pushimi kombëtar. Si ekip, ne po përmirësohemi çdo ditë. Jemi vetëm në fillim të sezonit. Së bashku do të bëjmë gjëra shumë më të mira”, deklaroi Rashica.

Besiktas pas tre xhirove të para në kampionat ka grumbulluar shtatë pikë, dy më pak se lideri Fenerbahce. /

Duket se Sancho po i kalon muaj e fundit si lojtar i Man United – përplasje mes tij dhe Ten Hagut

Duket se Sancho po i kalon muaj e fundit si lojtar i Man United – përplasje mes tij dhe Ten Hagut

Jadon Sancho duket se po i shijon muajt e fundit si lojtar i Manchester United.

Sulmuesi anglez e ka kundërshtuar Erik ten Hagun për mos ftesën e tij ndaj Arsenalit, duke thënë se lojtari nuk është stërvitur në nivele të larta.

Mirëpo, Sancho ka thënë se nuk duhet besuar gjithçka që thuhet, pasi ai është në një formë të mirë.

Erik ten Hag liston katër gabimet nga gjyqtarët që rezultuan në humbjen nga Arsenali

“Ju lutemi mos besoni gjithçka që lexoni. Nuk do të lejoj që njerëzit të thonë gjëra që janë krejtësisht të pavërteta”, ka thënë anglezi si kundërshtim ndaj Ten Hagut.

“Unë jam sjellë shumë mirë në stërvitje këtë javë. Besoj se ka arsye të tjera për këtë çështje që nuk dua të hyj, unë kam qenë një kok turku për një kohë të gjatë që nuk është e drejtë”.

“Gjithçka që dua të bëj është të luaj futboll me një buzëqeshje në fytyrë dhe të kontribuoj për ekipin tim”.

Spektakël me katër gola në Emirates: Arsenali 'shkelë' mbi Man United në fund të derbit

“I respektoj të gjitha vendimet që merren nga stafi stërvitor, luaj me lojtarë fantastikë dhe jam mirënjohës për këtë gjë që e di që çdo javë është një sfidë”.

“Unë do të vazhdoj të luftoj për këtë emblemë pa marrë parasysh çfarë”, ka shtuar më tej Sancho

Zbulohet se çfarë është pajisja që po e vendosin futbollistët rreth qafës gjatë zhvillimit të ndeshjeve

Zbulohet se çfarë është pajisja që po e vendosin futbollistët rreth qafës gjatë zhvillimit të ndeshjeve

Para 9 ore 

Para se të pësonte një tronditje që e bëri atë të humbiste pesë ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt, Jeremy Ebobisse ishte në mes të një sezoni të ri dhe ishte vetëm tri gola larg rekordi të tij personal që e arriti në vitin 2020.

Reklama

null

Ndërsa sulmuesi i Portland Timbers u kthye për të luajtur si zëvendësues në humbjen e skuadrës në Audi 2020 MLS Cup Playoff nga FC Dallas pasi lëndimi e ndaloi një seri prej 75 ndeshjesh radhazi, Ebobisse pohoi se ai “nuk ishte krenar” për mënyrën se si luajti në vitin 2020.

Tani Ebobisse luan për San Jose Earthquakes dhe disa njerëz kanë pyetur veten se çfarë mban lojtari në qafë, pasi ai është parë me një pajisje të ngjashme në disa ndeshje radhazi.

Reklama

FDA ka zbuluar një pajisje të re për sportistët. Është një pajisje në formë jake që ushtron forcë shtypëse në qafë dhe është e dedikuar vetëm për sportistët mbi moshën 13 vjeç për përdorim gjatë aktiviteteve sportive.

Pajisja joinvazive e quajtur Q-Collar rrit volumin e gjakut në mënyrë që të reduktojë lëvizjen e trurit brenda hapësirës kraniale, e cila mund të ndodhë për shkak të ndikimeve të përsëritura në kokë.

FDA sqaroi se pajisja nuk zëvendëson helmetat që bartin shpesh futbollistët, por në vend të kësaj duhet të përdoret me pajisje të tjera mbrojtëse sportive.

Produkti filloi zhvillimin në 2011 dhe është në pronësi të kompanisë Q30 Sports Science e themeluar nga Bruce Angus dhe Thomas Hoey. //

Reklama

Turqia mund Serbinë dhe fiton Kampionatin Evropian për Femra

Turqia mund Serbinë dhe fiton Kampionatin Evropian për Femra

Para 15 min 

Skuadra e volejbollit për femra të Turqisë mundi Serbinë në finalen e Kampionatit Evropian të Volejbollit për Femra 2023.

Reklama

null

Ky është titulli i parë kontinental për turket, që morën një fitore epike me pesë sete.

Skuadra turke fitoi finalen e zhvilluar në Bruksel 3-2 me setet (27-25, 21-25, 25-22, 22-25 dhe 13-15).

Ndërkohë, Holanda mundi Italinë për vendin e tretë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka uruar Turqinë për fitimin e trofeut

Tifozi i Man United humbi ndjenjat në disfatën e ekipit të tij ndaj Arsenalit

Tifozi i Man United humbi ndjenjat në disfatën e ekipit të tij ndaj Arsenalit

Para 8 min 

Një tifoz i Manchester United i ka humbur ndjenjat në disfatën e skuadrës së tij me rezultat 3-1 ndaj Arsenalit.

Reklama

null

Ishte minuta e 27-të e takimit kur Christian Eriksen asistoi te Marcus Rashford për golin e epërsisë.

Mirëpo, një minutë kaloi nga goli i tyre dhe Gabriel Martienlli e gjeti në mënyrë perfekte Martin Odegaardin që i barazoi shifrat në 1-1.

Spektakël me katër gola në Emirates: Arsenali 'shkelë' mbi Man United në fund të derbit

Vendasit nuk u dorëzuan deri në fund, dhe Declan Rice e përmbysi rezultatin në 2-1 në minutën e 90+7-të.

Për ta vulosur fitoren e tyre u përkujdes Gabriel Jesus, që realizoi për 3-1 në minutën e 90+11-të.

Tifozi i Djajve të Kuq duket se kishte probleme me shëndetin në fund të takimit, derisa shihet duke rënë pa ndjenja pas një tifozeje.

“Kjo është arsyeja pse unë jam te Arsenali”, Rice flet për qëllimet e tij me Gunners

“Kjo është arsyeja pse unë jam te Arsenali”, Rice flet për qëllimet e tij me Gunners

Para 51 min 

Declan Rice shënoi atë që rezultoi të ishte goli i përmbysjes së rezultatit në fitoren 3-1 të Arsenalit kundër Manchester United.

Reklama

null

Mesfushori shënoi për 2-1 nga një asistim i Bukayo Sakas në minutën e 90+6-të të lojës, duke e bërë rezultatin 2-1.

Pastaj Gabriel Jesus shënoi të tretin, duke bërë që atmosfera në Emirates Stadium të arrinte kulmin e festës.

Erik ten Hag liston katër gabimet nga gjyqtarët që rezultuan në humbjen nga Arsenali

“Kjo është arsyeja pse unë jam në Arsenal. Unë dua ta shtyj këtë klub në një nivel tjetër”, ka thënë Rice për Sky Sports pas ndeshjes.

“Man City ka fituar katër nga katër, nëse nuk do të fitonim sot do të kishim qenë pesë pikë prapa. Kjo është një diferencë e madhe për të bërë dhe ne nuk mund ta kishim atë distancë pas katër ndeshjeve”.

Reklama

Notat e lojtarëve: Arsenal 3-1 Man United, shkëlqeu Rice

“Të shkosh në pushim me disa fitore dhe një barazim, është mirë”, ka shtuar më tej mesfushori anglez. /

‘Zonja e Vjetër’ kthehet te fitorja, fiton si mysafir ndaj Empolit

‘Zonja e Vjetër’ kthehet te fitorja, fiton si mysafir ndaj Empolit

Para 7 min 

Juventusi ka shënuar fitore ndaj Empolit si mysafir me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së tretë të Serie A.

Reklama

null

Zonja e Vjetër kaloi në epërsi në mesin e pjesës së parë, me golin e shënuar nga Danilo në minutën e 24-të. Braziliani shfrytëzoi një tollovi në zonë dhe gjuajti për të tundur rrjetën për 1-0.

Bardhezinjtë vitin pas një barazimi me shumë zhurmë në shtëpinë e tyre ndaj Bolognas dhe kërkonin të ktheheshin në rrugën e fitoreve.

Juventusi fitoi penallti në minutën e 38-të, kur Federico Gatti u ndal në zonë në mënyrë të palejueshme.

Nga pika e bardhë gjuajti Dusan Vlahovic, por Etrit Berisha me një pritje të jashtëzakonshme ia mohoi golin.

Reklama

Juventusi e mbylli pjesën e parë në epërsi prej 1-0 ndaj Empolit.

Edhe në pjesën e dytë Juventusi ishte më i mirë dhe kërkonte golin e sigurisë.

Në një moment, Paul Pogba shënoi, por gjatë aksionit një lojtar i Juventusit ishte në pozitë jashtë loje.

Por në minutën e 82-të, Juventusi siguroi fitoren kur Federico Chiesa kaloi edhe Berishën për të shënuar për 2-0.

Arek Milik dhe Moise Kean të futur në fund të lojës, kishin po ashtu raste për të shënuar, por goditjet e tyre qëlluan shtyllën.

Juventusi ka 7 pikë nga tri ndeshje dhe mban vendin e tretë në renditje. 

Curri i kënaqur me barazimin e Prishtinës ndaj Llapit

Curri i kënaqur me barazimin e Prishtinës ndaj Llapit

Para 29 min 

Debatik Curri ishte i kënaqur me barazimin që Prishtina mori ndaj Llapit.

Trajneri i bardhëekaltërve e arsyetoi barazimin e skuadrës së tij pa gola në kuadër të javës së katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës, duke thënë se kishin përballë një kundërshtar të fortë.

“Ndeshje me kundërshtar të fortë. Llapi ka bërë shumë përforcime, ka skuadrën prej më të mirave në Superligë”, ka thënë fillimisht Curri për ArtSport.

Barazuan pa gola në shtëpi me Prishtinën, Batatina thotë se pa gjëra pozitive tek lojtarët e Llapit

“Jam shumë i kënaqur me rezultatin dhe me angazhimin e lojtarëve. Sot kishim dy mungesa të detyrueshme”.

“Mërgim Pefqeli dhe Hasan Hyseni kanë munguar. Një pikë ndaj Llapit në udhëtim është e kënaqshme”.

“Kemi dy javë pushim dhe do të bëhemi gati për ndeshjen e radhës”, ka potencuar më tej trajneri i Prishtinës. //