Një shoqatë bamirëse spanjolle e abuzimit në familje i ka thënë Getafes të anulojë vendimin e tyre për të transferuar Mason Greenwood nga Manchester United.
Reklama
Që nga nënshkrimi i anglezit, klubi spanjoll ka marrë kritika të rënda, dhe sipas Daily Mirror, shoqata bamirëse spanjolle e abuzimit në familje, Fondacioni Ana Bella i ka kërkuar klubit të anulojë vendimin e tyre.
Ana Bella Estevez i tha mediumit: “Klubi po jep një shembull të tmerrshëm. Drejtuesit e Getafes nuk duhet të kishin punësuar kurrë Mason Greenwood dhe duhet të anulonin menjëherë vendimin e tyre”.
“Nëse je një organizatë e përballur me publikun si Getafe, nuk ka asnjë justifikim për të mbajtur një qëndrim neutral ndaj dhunës ndaj grave – duhet të marrësh përgjegjësi morale”.
Më herët gjatë muajit, u konfirmua se si United dhe Greenwood ranë dakord reciprokisht se zgjidhja më e mirë ishte që sulmuesi të vazhdonte karrierën e tij diku tjetër.
Në ditën e fundit, 21-vjeçari përfundoi një lëvizje huazimi te skuadra spanjolle e La Ligës, Getafe. /
Tani edhe zyrtarisht Meriton Korencia është pjesë e klubi turk, Manisa FK, duke e kompletuar transferimin nga Ballkani i Suharekës.
Ka qenë klubi turk që përmjet rrjeteve sociale ka njoftuar transferimin e lojtarit, ndërsa edhe Ballkani ka lëshuar një komunikatë ku ka falënderuar Korenicën për kontributin e tij, duke thënë se kanë qenë me fat që kanë pasur një lojtar të tillë.
“Kemi qenë me fat që në mesin tonë, kishim një futbollist model, siç ishit ju Meriton Korenica. Ballkani dhe qyteti i Suharekës, do t’i ruajnë kujtimet më të mira të mundshme për ty, pasi gjithmonë ke dhënë shembullin e duhur, se si me ndershmëri, luftohet për fanellë e për klub”.
“Si brenda fushës, ashtu edhe jashtë saj, ti ishe modeli më i mirë i një sportisti, andaj dera e shtëpisë tonë, do të jetë gjithmonë e hapur për ty. Klubi dhe tifozëria jonë, të dëshirojmë sukseset më të mëdha të mundshme në karrierën tënde”, thuhet në njoftimin e klubit.
Mesfushori nga Rahoveci ka qenë pjesë e Ballkanit në tre vitet e fundit ku padyshim ishte ndër lojtarët kryesorë të ekipit nga Suhareka, ku ka zhvilluar 130 ndeshje teksa ka shënuar 25 gola dhe ka asistuar në 20 të tjerë.
Klubi i Ballkanit do të fitojë 200 mijë euro nga shitja e lojtarit, ndërsa nëse Manisa siguron inkuadrimin në Superligën e Turqisë, do të vijnë edhe 50 mijë euro të tjera bonuse.
Ballkani po ashtu ka mbajtur 20 për qind të kartonit nga shitja e ardhshme./
Hakan Calhanoglu ka qëndruar te Interi, përkundër se ka pasur oferta të rëndësishme në klub për turkun.
Reklama
Ka qenë drejtori i Interit, Giuseppe Marotta që ka konfirmuar se kanë refuzuar oferta shumë të larta për mesfushorin turk.
Marotta ka deklaruar se deri te ky vendim kanë ardhur pasi e shohin turkun si një nga futbollistët kyç të Interit.
“Si klub jemi shumë të lumtur me suksesin që arritëm vitin e kaluar, për mendimin tim kemi pasur një sezon pozitiv në të gjitha garat”.
“Luajtëm në finale, padyshim që donim të fitonim. Liga e Kampioneve është një kompeticion i madh, mendoj se Interi do të na dhurojë kujtime të bukura këtë sezon. Do të bëjmë maksimumin si çdoherë tjetër, kam shumë besim te skuadra dhe te trajneri falë asaj që shikoj çdo ditë”, është shprehur administratori i deleguar i zikaltërve.
Reklama
“Kanë ardhur oferta të mëdha për Calhanoglun, por për ne ai është një lojtar shumë i rëndësishëm”.
“Hakan do të qëndrojë me ne edhe këtë sezon dhe do të japë një kontribut të rëndësishëm për Interin. Presim shumë nga ai, siç presim nga gjithë skuadra”, tha Marotta.
Për Calhanoglun ka pasur oferta nga Arabia Saudite, por edhe nga Anglia dhe Gjermania, megjithatë Inter i ka refuzuar të githa. /
Florian Marku ka marrë një tjetër fitore spektakolare në ring, kësaj radhe ndaj Dylan Moran.
Boksierit shqiptar iu nevojitën vetëm 54 sekonda për të marrë fitoren e radhës, pasi goditjet e njëpasnjëshme që i dha kundërshtarit bën që Moran të bie ‘në gjumë’.
Florian Marku zakonisht kur futet në ring futet me këngë patriotke, pasi ai e ka thënë se ato gjithmonë e motivojnë për të dhënë më të mirën.
Por kësaj radhe ai ndryshoi dhe nuk u fut në ring me këngë patriotike.
Kjo video është shpërndarë kudo në rrjetet sociale dhe ka marrë shumë mbështetje, megjithëse nuk mungojnë komentet që i sugjeronin Markut sërish këngë patriotike, pa përfshirë fenë në sport. /Telegrafi
Donny Van de Beek ka mbetur te Manchester United pas përfundimit të afatit kalimtar të verës në top ligat evropiane.
Mesfushori holandez nuk është në planet e Djajve të Kuq dhe drejtuesit e klubit i kanë thënë atij të gjej një skuadër të re.
Van de Beek priste ofertë nga klubet e mëdha evropiane dhe kjo ka bërë që ai të mbetet te United, pasi oferta nga top klubet nuk erdhi asnjëherë.
Skuadra franceze Lorient kishte arritur marrëveshje me Manchester United më 20 gusht për huazimin e Van de Beek, por lojtari kishte refuzuar edhe të flas me drejtuesit e skuadrës nga Ligue 1.
Krejt në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, Van de Beek dhe agjentët e tij në ora 22:00 kishin kontaktuar drejtuesit e skuadrës franceze dhe i kishin thënë se janë të hapur për diskutime.
Por në atë moment Lorient i ka mbyllur derën holandezit për faktin se ai ditë më par nuk i kishte respektuar ata.
26-vjeçari tani ka mbetur pjesë e United ku trajneri Erik Ten Hag nuk llogarit në shërbimet e tij.
Galatasaray është një opsion për lojtarin, megjithatë nuk mungojnë edhe ofertat
nga Arabia Saudite pasi afati kalimtar ende është i hapur në këto vende. /
Xhiro e katërt në Albi Mall Superligë vazhdon sot me tre ndeshje që janë në program për tu zhvilluar.
Padyshim që sfida kryesore e kësaj dite do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë me dy rivalët rajonal Llapin dhe Prishtinën që janë përballë njëra tjetrës.
Vendasit kanë gjashtë pikë nga tre sfida, derisa mysafirët kanë një pikë më shumë.
Qëllimi i skuadrës së Tahir Batatinës është fitorja për t’i kaluar kryeqytetasit në renditje, në anën tjetër edhe Prishtina kërkon maksimumin e pikëve në Podujevë.
Sfidë shumë interesante zhvillohet edhe në Gjilan ku Drita përballet me Dukagjinin e Klinës.
Skuadra e Akis Vavalis kërkon të rikthehet te fitorja, në anën tjetër klinasit duan të shkaktojnë befasi.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani para tifozëve të vet pret Gjilanin e Gentian Mezanit.Suharekasit synojnë tre pikët e radhës, ndërkohë Gjilani tanimë i organizuar dhe me shumë ardhje të reja tenton befasinë në Suharekë.