Rashica i lumtur me golin e parë me Besiktasin, ka një premtim për tifozët

Rashica i lumtur me golin e parë me Besiktasin, ka një premtim për tifozët

Milot Rashica ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e skuadrës së re Besiktas.

Besiktas ka marrë një fitore komode 2-0 ndaj Sivaspor para adhuruesve të saj, teksa Milot Rashica realizoi golin e dytë në këtë sfidë.

Sulmuesi kosovar e nisi ndeshjen si titullar dhe qëndroi në fushë për 63 minuta kur u zëvendësua nga Zaynutdinov.

Pas ndeshjes vushtrriasi ka folur për faqen zyrtare të klubit duke thënë se është i lumtur që shënoi, por më e rëndësishme ishte fitorja dhe tre pikët.

Milot Rashica gjen golin e parë me fanellën e Besiktas, feston me shqiponjë

“Jam shumë i lumtur që shënova dhe ndihmova ekipin tim. Gjëja më e rëndësishme ishte të kishim tre pikët sot, ne fituam para tifozëve tanë”.

Reklama

“Tani vijnë ndeshjet e Kombëtareve dhe përveç meje kam edhe shumë shok të skuadrës që do të largohen”.

“Do të kthehemi më të fortë nga pushimi kombëtar. Si ekip, ne po përmirësohemi çdo ditë. Jemi vetëm në fillim të sezonit. Së bashku do të bëjmë gjëra shumë më të mira”, deklaroi Rashica.

Besiktas pas tre xhirove të para në kampionat ka grumbulluar shtatë pikë, dy më pak se lideri Fenerbahce. /

Marotta zbulon ofertat që kanë refuzuar për Calhanoglun

Marotta zbulon ofertat që kanë refuzuar për Calhanoglun

Para 1 ore 

Hakan Calhanoglu ka qëndruar te Interi, përkundër se ka pasur oferta të rëndësishme në klub për turkun.

Reklama

Ka qenë drejtori i Interit, Giuseppe Marotta që ka konfirmuar se kanë refuzuar oferta shumë të larta për mesfushorin turk.

Marotta ka deklaruar se deri te ky vendim kanë ardhur pasi e shohin turkun si një nga futbollistët kyç të Interit.

Interi mund të mbetet pa një tjetër yll, Al Ahli përgatitë ofertën e lartë

“Si klub jemi shumë të lumtur me suksesin që arritëm vitin e kaluar, për mendimin tim kemi pasur një sezon pozitiv në të gjitha garat”.

“Luajtëm në finale, padyshim që donim të fitonim. Liga e Kampioneve është një kompeticion i madh, mendoj se Interi do të na dhurojë kujtime të bukura këtë sezon. Do të bëjmë maksimumin si çdoherë tjetër, kam shumë besim te skuadra dhe te trajneri falë asaj që shikoj çdo ditë”, është shprehur administratori i deleguar i zikaltërve.

Reklama

Calhanoglu nënshkruan kontratë të re me Interin

“Kanë ardhur oferta të mëdha për Calhanoglun, por për ne ai është një lojtar shumë i rëndësishëm”.

“Hakan do të qëndrojë me ne edhe këtë sezon dhe do të japë një kontribut të rëndësishëm për Interin. Presim shumë nga ai, siç presim nga gjithë skuadra”, tha Marotta.

Për Calhanoglun ka pasur oferta nga Arabia Saudite, por edhe nga Anglia dhe Gjermania, megjithatë Inter i ka refuzuar të githa. /

Video që po shpërndahet gjithkah, hyrja e Florian Markut

Florian Marku ka marrë një tjetër fitore spektakolare në ring, kësaj radhe ndaj Dylan Moran.

Boksierit shqiptar iu nevojitën vetëm 54 sekonda për të marrë fitoren e radhës, pasi goditjet e njëpasnjëshme që i dha kundërshtarit bën që Moran të bie ‘në gjumë’.

Florian Marku zakonisht kur futet në ring futet me këngë patriotke, pasi ai e ka thënë se ato gjithmonë e motivojnë për të dhënë më të mirën.

Si e mbajti fjalën Florian Marku në atë çfarë i tha Dylan Moranit para duelit - vendimtare për nokautin 54 sekondësh

Por kësaj radhe ai ndryshoi dhe nuk u fut në ring me këngë patriotike.

Kjo video është shpërndarë kudo në rrjetet sociale dhe ka marrë shumë mbështetje, megjithëse nuk mungojnë komentet që i sugjeronin Markut sërish këngë patriotike, pa përfshirë fenë në sport. /Telegrafi

Zbulohen prapaskenat, si skuadra franceze ia mbylli telefonin yllit të United dy orë para fundit të transferimeve

Donny Van de Beek ka mbetur te Manchester United pas përfundimit të afatit kalimtar të verës në top ligat evropiane.

Mesfushori holandez nuk është në planet e Djajve të Kuq dhe drejtuesit e klubit i kanë thënë atij të gjej një skuadër të re.

Van de Beek priste ofertë nga klubet e mëdha evropiane dhe kjo ka bërë që ai të mbetet te United, pasi oferta nga top klubet nuk erdhi asnjëherë.

Skuadra franceze Lorient kishte arritur marrëveshje me Manchester United më 20 gusht për huazimin e Van de Beek, por lojtari kishte refuzuar edhe të flas me drejtuesit e skuadrës nga Ligue 1.

Krejt në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, Van de Beek dhe agjentët e tij në ora 22:00 kishin kontaktuar drejtuesit e skuadrës franceze dhe i kishin thënë se janë të hapur për diskutime.

Por në atë moment Lorient i ka mbyllur derën holandezit për faktin se ai ditë më par nuk i kishte respektuar ata.

26-vjeçari tani ka mbetur pjesë e United ku trajneri Erik Ten Hag nuk llogarit në shërbimet e tij.

Galatasaray është një opsion për lojtarin, megjithatë nuk mungojnë edhe ofertat

nga Arabia Saudite pasi afati kalimtar ende është i hapur në këto vende. /